Mariza Ikonomi nje karriere qe nisi ne moshen 11 vjecare

Mariza Ikonomi, nje karriere qe nisi ne moshen 11 vjecare
Ishte vetem 11 vjec kur skena i dha shansin e madh qe te niste rrugen e gjate dhe te veshtire, per te cilen thote se nuk eshte bere pishman. Behet fjale per kengetaren e talentuar Mariza Ikonomi.

“Mbaj mend se ka qene ne Pallatin e Pionereve dhe ma rekomanduan disa kengetare. E degjova dhe vura re nje talent te vecante. Ajo me vodhi mendimin dhe te gjithe ndjenjen qe kisha”, shprehet Francesk Radi. Shume shpet ajo do te renditej fale talentit dhe perkushtimit te saj ne top-listen e kengetareve te reja. Kur thuhet qe “talenti lind”, shprehja e perdorur shpesh ne art apo sport, gjen vend tek Mariza Ikonomi.

E krahasur prej kompozitoreve te saj me kengetaren italiane Laura Pausini, ate e gjejme ne nje nga studiot e regjistrimit ne kryeqytet. Ka lidhur nje kontrate 5 mujore me spektaklin televiziv ”E Diell” dhe sapo ka perfunduar me sukses nje performance, ne nje prej aktiviteteve te medha te kenges, ne ate te Radio Televizionit Shqiptar, keshtu qe e perditshmja e saj eshte e lidhur me punen.

Dhe ne kete “rutine artistike” e shoqeron kengetari Vedat Ademi. “Mariza eshte nje nga zerat me te mire dhe potente ne hapesiren shqiptare. Ajo eshte shume profesioniste edhe ne ambientet me live edhe ne koncerte”, shprehet Vedati. E kursyer ne jeten private, pasi kenga nuk e le te marre fryme, Mariza Ikonomi eshte nga ai brez qe nuk e beri kenga te famshme, por kjo e fundit mban vulen e saj.

Nga : Top-channel.tv

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama