Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Arjan Konomi

Arjan Konomi

Gjeopolitik deri në detaj… Karriera e Arjan Konomit ka nisur në Itali ku atje ka filluar ta ushtrojë gazetarinë për herë të parë e pas disa vitesh publikimesh atje krijoi kontaktet edhe me shtypin shqiptar. Publikime ta shumta në revistën gjeopolitike “Limes” (botimi intelektual i së përditshmes \"La Repubblica\"), ku prej vitesh është edhe anëtar i Këshillit Redaksional të saj, krahas intelektualëve më me emër në Itali. Arjanin e kemi parë në televizionin italian “Rai” në një panelin e emisionit “Pinoçhio”, të drejtuar nga gazetari i famshëm italian Gad Lerner, ku debatonte për çështjen e Kosovës me politikanët më të lartë të Italisë, ku ndër to mbahet mend debati me kryetarin e Lidhjes së Veriut, Umberto Bossi. Këtë të fundit Arjani e vuri me “shpatulla pas muri” dhe e detyroi të kërkonte falje para miliona teleshikuesve, kur ai (Bossi) shtrembëroi historinë e Kosovës në favor të serbëve. Me Kosovën ka një lidhje të veçantë, duke qenë se në kohën e represionit serb ka qenë pikërisht në Drenicë, në zonën më të nxehtë dhe ka qenë gazetari i vetëm shqiptar që ka shkelur territorin e Kosovës, para se të fillonte sulmi i Nato-s, duke rrezikuar jetën prej milicisë serbe. Shkrimi tij mbi UÇK-në do të ishte i parë në Europë që hidhte dritë mbi ushtrinë çlirimtare, duke analizuar edhe se si do të ishte e ardhmja e saj politike, e mbi të gjitha, që nuk do të përdorte terrorimin si mjet për arritjen e qëllimit; çlirimit të Kosovës. Ka qenë referues në dhjetra konferenca në mbarë Italinë, në nivele të larta pjesëmarrjeje, ku ka mbrojtur me forcë çështjen e shqiptarëve në Ballkan. Në Shqipëri, Arjani ka punuar si këshilltar i Presidentit Moisiu për Marrëdhëniet Publike dhe mediat. Aktualisht është drejtor i revistës “Shqip” dhe ka bërë dy publikime në Itali me titull “Nga Shqipëria e dytë tek Panalbania” dhe “Lufta sekrete e kapove të Tiranës dhe Prishtinës”.

Opinioniste

Mendim i Lire

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama