|
|
Nekropolis dhe pjesa e poshtme e qytetit
Nga koha e germimeve te para te bera nga Luigji Ugolini, kerkimet e ndryshme
arkeologjike ne Finiqi kane sjelle ne drit nje sere zonash varrimi. Ugolini
identifikoi Nekropolin kryesor te qytetit prane pjeseve te uleta te kodres
ku ai germoi shumicen nga varret e lashta, me qendra varrimesh qe datonin
nga shekulli i katert p.e.s. dhe nje sere varresh te tjera qe i perkisnin
periudhes romake. Maja e kodres gjithashtu ruan nje sere mbetjesh te varrezave
kristiane qe referonin fazes se rilindjes se qyteteve Bizantine. Disa
vende interesante varrimesh jane gjetur ne fillim te kodres ne skajin
e fshatit te sotem te Finiqit. Mes tyre eshte jane dhe mbetjet e nje anetari
te sjelle ne drite ne lagjet perendimore merite kjo e arkeologeve shqiptare.
Ne fshat, Ugolini ka raportuar prezencen e nje sere mureve te gjate rrethues
romake qe ishin 3-4 metra ne gjatesi dhe shpeshhere shtriheshin per pune
metrash. Shume raportime te tjera qe rezultojne nga studime te tjera te
koheve te fundit i jane shtuar ketij: midis tyre jane disa rrenoja interesante
te fshehura ne baret e rritura nga natyra ne fushat jugore te fshatit.
Ne pergjithesi, mbetjet arkeologjike na ndihmojne te rikonstruktojme nje
zone te madhe te banuar e cila zgjerimi maksimal shume mundesisht zuri
vend gjate periudhes Imperiale Romake, duke u shtrire pothuaj deri tek
Finiqi i diteve te sotme. Gjithashtu duke patur nje zone te rendesishme
nekropolitesh te vendosur ne kufirin perendimor. Zona e pabanuar e cila
i perket pjeses se poshtme te qytetit e permendur nga Prokopius, duhet
te jete zhvilluar ne nje menyre gjatesore qe te shfrytezonte me mire tarracen
e gjate te cilen e pershkruante nje rruge lindje-perendim.
|
|
|