Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 



Fotografi Arkeologjike
Finiqi
Kerkimet ne Finiqi
Projekti Italian
Te dhena te vjetra
Muret
Teatri dhe Banjat
Nekropolis
Periudha Bizantine
Territori
Butrinti
Manastiri i Ardenicës
Minerva Butrintit
Një Athina e famshme
 


Një grup specialistësh, kanë dalë në përfundimin se skulptura e zbuluar në Butrint është figura e një funksionari të kohës dhe jo imazhi i perëndeshës Minerva

Statuja e gjetur në Butrint nuk është Minerva

Skulptura e zbuluar gjatë gërmimeve të fundit në qytetin antik të Butrintit, nuk është imazhi i perëndeshës Minerva, por është figura e një burri me veshjen e një funksionari të lartë të kohës. Këtë kanë konstatuar, pas një diskutimi të gjatë që kanë bërë një grup specialistësh lidhur me statujën e gjetur pak ditë më parë në Butrint. Në një njoftim për shtyp dje, Instituti Arkeologjik në Tiranë ka dhënë shpjegimet e hollësishme, mbi atë ç'kanë konstatuar, lidhur me statujën e gjetur. Vetë drejtori i këtij instituti, Muzafer Korkuti, thotë për "Shekullin" se tani nuk ka më vend për dyshime. Gjithçka është sqaruar pas diskutimeve dhe analizave të hollësishme të specialistëve. Sipas analizës së bërë nga ky grup arkeologësh dhe studiuesish, rezultoi se skulptura e zbuluar ditët e fundit në Butrint, nuk paraqet imazhin e perëndeshës Minerva. Kjo, pasi sipas tyre, atributet e kësaj perëndeshe, janë përkrenarja, mburoja, gjarpri si dhe lëkura e dhisë Amaltea, me kokën e Gorgonës Meduzë. Këto elementë i mungojnë statujës së gjetur. Ajo është në fakt, një shtatore me dimensione më të mëdha se figura njerëzore dhe ruhet pa kokë, në lartësitë 198 centimetra. Ajo paraqet një figurë burri veshur me togë, që njihet në manualet e historisë së artit, me emërtimin "shtat togati".
Pozicioni i qëndrimit dhe gjurmët e togës së mbetur mbi sipërfaqen e skulpturës, "janë të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur idenë se kemi të bëjmë me një funksionar të lartë romak",- thuhet në njoftim.
Por në mbrojtje të kësaj teze janë edhe disa elementë të tjerë të kësaj statuje. Një prej tyre janë edhe sandalet që figura mban, gjurmët e së cilës ruhen mbi këmbën e majtë.
Gjithashtu edhe dëmtimet e shumta mbi statujën janë shpjeguar nga specialistët në mënyrë të hollësishme. Sipërfaqja e mermertë është goditur intensivisht në një fazë të dytë, nëpërmjet një dalte me majë, mbi pothuaj gjithë sipërfaqen"- thonë specialistët. Kjo tregon sipas tyre se mbi shtatin e togatit është nisur procesi i shndërrimit në një skulpturë tjetër. Por sipas tyre, kjo skulpturë ka mbetur e papërfunduar . Mbi ish-togatin, ravijëzohet një bust, koka e të cilit ka filluar të gdhendet në nivelin e supeve të njeriut me togë. Ndërsa shtati i togatit dallohet në Periudhën Republikane (gjysma e dytë e shekullit të parë para erës sonë). Lidhur me këtë, specialistët janë bazuar nga toga e statujës. "Si element për datimin e tij shërben forma e togës",- saktësohet në njoftim. Ndërsa ndërhyrja e dytë, mbi shtatoren ( shndërrimi në një skulpturë tjetër), sipas specialistëve, mund të jetë kryer në periudhën e Antikitetit të Vonë
A.Peçi
(Gazeta Shekull 30 Gusht 2002)

 

Pas gurit të rrallë të shahut, një tjetër zbulim befasues në Butrint

Zbulohet Minerva, 2 metra e 35 centimetra e gjatë

"Mendohet se mund të kemi të bëjmë me portretin në mermer të Minervës", - thotë drejtori i sektorit arkeologjik të Butrintit, dr. as. prof. Dhimitër Çondi

Gjatë gërmimeve që ekspedita arkeologjike shqiptare është duke kryer në afërsi të teatrit antik të Butrintit, mëngjesin e ditës së djeshme, ka hasur në një objekt të rrallë. Një shtatore gruaje, me përmasa rreth 2 metra e 35 centimetra doli në dritë. Sipas drejtorit të parkut të Butrintit, Auron Tare, arkeologët mendojnë se është statuja e Minervës. Kjo, pasi, sipas tij, po dje është zbuluar një pllakë mermeri, e shkruar në latinisht, ku saktësohet se bëhet fjalë pikërisht për këtë statujë. Statuja është ende nën dhe, por arkeologët presin që sot të gërmojnë në pjesën e pasme të objektit me përmasa mbinjerëzore. Statuja është punuar me shumë elegancë. Do të thoja që është një punim vërtet fin. Është e veshur me sandale dhe i mungojnë duart. Por, sipas Tares, para disa vitesh është gjetur një dorë e një statuje dhe tani po mendohet se ajo dorë mund t'i ketë përkitur dikur statujës së sapozbuluar. Mendohet, gjithashtu, se statuja është sjellë nga Roma. Të paktën mermeri është i importuar që andej. Statuja mendohet të jetë ndërtuar në periudhën imperiale, në gjysmën e parë të shekullit të parë, pra rreth 2000 vjet më parë. Fytyrën e ka të goditur me hekur, çka, sipas arkeologëve, dëshmon se ky është një tregues tjetër historik. Kjo tregon, gjithashtu, për lëvizjet e të krishterëve në kohën kur perënditë pagane luftoheshin hapur e me forcë. Por, sipas arkeologëve, statuja ka edhe goditje të tjera në trup. "Është një zbulim i rëndësishëm dhe me vlera unikale",- kështu do ta cilësonte gjetjen e kësaj statuje drejtori i sektorit arkeologjik të Butrintit, dr.as.prof. Dhimitër Çondi, i cili është duke udhëhequr punimet e kësaj ekspedite. Bëhet e ditur se,para këtij zbulimit të rrallë, arkeologët janë gjendur pikërisht në vendin ku, më 1991-në, patën nxjerrë në dritë nga nëntoka e pasur e Parkut të Butrintit kokën e Aleksandrit të Madh. Gjithsesi, ky zbulim vlerësohet të jetë i pari i përmasave të tilla natyrore. Ai vjen pas zbulimit të para disa javëve të gurit të shahut. Ky zbulim ngjalli habinë e opinionit shkencor botëror për lashtësinë e datimit të tij dhe për hipotezën e njohjes së shahut shumë shekuj më parë nga ç'mendohej. Ndërsa drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare thotë se ky është zbulimi i parë që kryhet nga një ekspeditë e përbërë krejtësisht nga arkeologët e pasionuar shqiptarë.
Thoma Nika


(Gazeta Shekull 25 Gusht 2002)

 

 

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa