|
|
Shtepite e Finiqit
Pjeset e uleta jugore te kodres jane me pak te rrepirta
dhe shpesh te tarracuara. Shpesh,
rregullsia e ketyre vendeve te sheshta duket perfekte, me mire se ndertesat
e tokes, per hir te strukturave te groposura. Nje nga keto raste eshte
sektori i kodres ne perendim te teatrit. Ne kete zone Luixhi Ugolini kishte
identifikuar me kohe mure te ndryshme te tarracuara, te nderprera nga
nje numer shkallesh te lejojne hyrjen ne nivele te ndryshma. Germimet
shqiptare dhe perfundimisht rinisja e punimeve kohet e fundit nga misioni
italian kane lejuar konfirmimin e ekzistences se nje sektori te madh te
qytetit qe ka kryesisht shtepi private. Keto shtepi kane shfrytezuar formen
e organizimit te kodres; koha me e rendesishme e zhvillimit te tyre ishte
gjate epokes Heleno-Romake.
Mes
tyre ndodhet kompleksi i "shtepise se dy kolonadave" me nje
sere dhomash te organizuara ne dy kolonada te komunikueshme, njera me
e madhe e tjetra me e vogel. Hyrja kryesore per ne shtepi ishte nje shkalline
qe e lidhte ate me rrugen. Nje sere dhomash ndodheshin ne nje nivel qe
permbanin nje toke te punueshme e perdorur per ushqimet. Germimi i kesaj
zone eshte nje nder prioritetet e misionit italian.
|
|
|