|
|
Kerkimet ne 1926-1927 dhe pas Luftes se Dyte Boterore
Finiqi filloi te permendet nga udhetare ne fillim te shek 19, por vetem
ne fillimete 1920 italiani Luigi Ugolini identifikoi dhe pershkroi qytetin.
I pergatitur ne Bolonja ne shkollen e Gerardo Ghirardinit, i riu Ugolini
solli eksperiencen e tij te arkeologjise prehistorike, qe e lejoi ate
te manovronte me instrumenta te teknikave stratigraphikale per te percaktuar
realitetin kompleks te qytetit. Ugolini shkroi disa here qe pervec vendeve
arkeologjike qe ai kishte vizituar, ishte nje territor pothuaj i virgjer
ne termat e kerkimit - Finiqi i shfaqet atij si me stimuluesi ku ai dhe
filloi germimet e tij te para. Deshira e tij u be reale vetem ne vjeshten
e 1926 dhe 1927, kur ai mori lejen te drejtonte dy misione me arkeologjiste
Italian ne pjesen e poshtme te kodres. Thelbi i puners se tij u mblodh
ne nje monografi te publikuar ne Rome ne 1932. (Albania antica II - l'acropoli
di Fenice)
Ugolini shume shpejt e la punen ne Finiqi dhe u transferua ne Misionin
Italian te Butrintit.
Pas Luftes se Dyte Boterore, mes viteve '70-'90 disa arkeologjiste te
mirenjohur shqiptar si Dhimosten Budina dhe Astrit Nanaj, drejtuan germimet
dhe kerkimet ne kete qender po nuk arriten te percaktonin vazhdueshmeri
ne punen e tyre. Teatri (gjate germimeve te Budina-Lako ne fillimet e
'80), zona qendrore e quajtur Thesauros, cereku i shtepive Helenistike
dhe pjesa jugore e nekropolit (germuar nga Nanaj-Condi) u zbuluan. Vemendje
e vecante iu kushtua mureve rrethues te cilet u studiuan nga Neritan Ceka
dhe Gjerak Karaiskaj.
|
|
|