|
|
Burime te vjetra mbi Qytetin
Qyteti i lashte i Finiqit ndodhet ne Epir ne rajonin e Kaonise
qe i korrespondon ne ditet e sotme jugut te Shqiperies, jo shume larg
nga qyteti i Sarandes. Qendra arkeologjike eshte identifikuar shume prane
fshtati modern te Finiqit qe mbulon zonen e ndertimit ne kohen e periudhes
se re Romake, e vendosur ne zonat e uleta te kodres ku ngrihej qyteti
i lashte. Qyteti i lashte ngrihej ne majat e kodres qe arrinin lartesine
283m mbi nivelin e detit dhe qe ka formen e nje barke ku rrjedhin dhe
dy lumenj Kaliasa dhe Bistriza qe pak me tej bashkohen me ujerat e liqenit
Vivari poshte te ciles gjendet qyteti i Butrintit. Shume impresionuese,
malet e Akroceranit rrethojne zonen.
Finiqi ishte shume i njohur nga shkrimtaret e lashte te cilet e kane permendur
ate shpeshhere: Polibi (shel. II p.e.r) e konsideronte qytetin si me te
fortifikuarin dhe me te fuqishmin e Epirit dhe si kryeqendren e tij. Straboni,
Livi (periudha e Augustit) dhe Tolemeu (shek. II e.r)e pershkruan qe nuk
ishte shume larg nga deti, ne veri te Butriniti. Me rendesi ishte dhe
deshmia e Procopius Caesarea (shek IV e.r) i cili tregon qe gjate nje
ngjarje ne kohen e Justinianit qe perandori e transferoi qytetin nga baza
e kodres ne majen e saj.Sigurisht para Justinianit pjesa e qytetit poshte
kodrave ishte bere me e rendesishme duke e lene ne harrese pjesen e vjeter
ne maje te kodres qe ishte ne harrese e siper. Gjithashtu qyteti eshte
permendur dhe ne dy itinerare te lashtesise. Itinerari i Antotnit dhe
Tabula Peutingeriana ku tregohej ne rrugen per ne Nikopoli.
Qendra e qytetit ka treguar shenja te prezences njerezore qe ne kohet
prehistorike. Megjithate, evidencat qe kemi sot jane ato te kohes Helene
te njohura nga Polibis per fortifikatat e forta. Gjate kohes Romake, shume
struktura deshmuan per vazhdimesine e zhvillimit urban dhe me kalimin
e kohes, pjesa e ulet e qytetit u be me e rendesishme. Kjo mund te shpjegoje
episodin e shpjeguar tek Procopius, ku nen rrethana historike u desh qe
qyteti te ngrihej prap ne maje te kodres ku ishte me i mbrojtur. Shume
mbetje historike i datojne kohes seqytetit te Bizantit
|
|
|